AktualitetPolitikëTë fundit

Vaksina; Rama takon në Nju-Jork bosin e “Pfeizer”: Ambicia jonë, të nisim vaksinimin brenda dy muajve të parë të 2021-it

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me bosin e “Pfeizer”, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju-Jork, ndërsa deklaroi se “ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin”.
“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju-Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse”, tha Kryeministri.
Rama tha se “prodhimi është ende shumë më i ulët sesa kërkesa botërore”.
Por, vijoi ai, “ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën”.
Rama informoi se “përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”.
“Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të disavantazhuarat”, tha Rama.