Hetimi i 2 dosjeve të vitit 2005; Kim: Ky nuk është hetimi i parë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi sot pas njoftimit se SPAK ka marrë në hetim dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.
Yuri Kim është shprehur se SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadorja Kim ka theksuar se ky nuk është hetimi i parë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit.
Ajo ka theksuar se shpreson se SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.
“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është hetimi i parë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”, ka deklaruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Fraksion.com