AktualitetTë fundit

Genc Ruli kujton fillimet e PD: Gramoz Pashkon e shihnin si lider, pati shkëlqimin e një meteori, por Berisha…

Ish-deputeti dhe ministri i PD, Genc Ruli i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka kujtuar fillimet e partisë që përfaqësoi ai prej vitesh, sot në Ditën e Rinisë.

Ruli  bën një krahasim me dy prej themeluesve më të rëndësishëm të PD, Gramoz Pashkos dhe Sali Berishës. Ai thotë se Pashko pati një shkëlqim si meteor edhe pa qenë lider, teksa thekson se atë turma e dëgjonte dhe e simpatizonte teksa edhe mediat e huaja e shihnin si lider atë.

Nga ana tjetër sipas Rulit Pashkos i mungonte vetëdisiplinimi ekstrem i vetes dhe ishte kozmopolit, kurse nga ana tjetër ishte Sali Berisha që vinte nga një element tradicional.

”Rianalizoj dhe vetë, Gramozi pati shkëlqimin e një meteori. Ai padyshim u bë figura që e zaptoi më shumë, për një arsye, ishte më larg dhe po e shihnim me besim te PD, ky po konfigurohej. Kur bëhen më vonë votimet brenda Kryesisë, Gramozi s’ka qenë kandidat. Gramozi ishte nxitësi i shpirtit dhe i mëndjes. Gramozin njerëzit, apo turmat e donin, e dëgjonin, e simpatizonin. Konkurronte dhe Berisha. Gramozi kishte një avantazh, kishte referencën e mediave të huaja. Ai ishte një ndër liderit. Në momentin që do kristalizohej struktura e PD, ai kishte përveç këtyre cilësive të papërsëritshme të karakterit, temperamentit ishte problemi, a e kap dot enzimën e fundit për lider. Elementi i parë është vetëdisiplinim ekstrem i vetes, Gramozi nuk e kishte. Mendoj që Sali Berisha vinte nga një element tradicional, kurse Gramozi ishte kozmopolit.”- tha Ruli.

 

Fraksion.com