“Duket surprizë, por unë i sugjerova Bashës”; Ruli: Këshilla që i dhashë Lulit kur e njoha
Ish-ministri i Ekonomisë në kohën e Berishës, Genc Ruli, rrëfeu në emisionin “Real Story”, në News24, njohjen me kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që kur ky i fundit i bë pjesë e partisë më 2005.
Ruli tha se Basha ishte me ide të reja dhe si ministër i ri një pjesë e PD së vjetër e kanë xhelozuar, por ai ka qenë ndër njerëzit që e ka këshilluar se “Politika i ka këto, mëso”.
Mes të tjerash, Ruli tha se e ka kritikuar shumë ashpër Bashën, por edhe ka krijuar shumë dashamirësi për të, ndërsa zbuloi se ka qenë ndër njerëzit që i ka thënë se duhet të dalë nga Parlamenti.
“Uroj që të ndodhë hapja te PD. Unë besoj se e njoh mirë Bashën. E kam njohur në fillim, kur erdhi si surprizë në PD, më 2005, që vinte nga jashtë. E kam parë për ide të reja. Gjatë qeverisjes, duke qenë ministër i ri, duke ndjerë që një pjesë e PD së vjetër ishin të xhelozuar me të, ai ishte i ndjeshëm ndaj tyre, gjendet me të vërtetë në miqësi me mua, pasi isha zëri që i thoja “Politika i ka këto, mëso”. Pavarësisht rrethanave, kur unë kam reaguar me goxha kritikë, është njeri që unë kam krijuar shumë dashamirësi për të. Luli është si ai shahisti i mirë, që preferon skenat mbrojtëse, të ruajë sa më shumë ushtarët dhe krahët e zinj në tabelë. Në fakt, teoria tregon se ai që rriskon më shumë, që mund të humbasë ushtarët, por që ka sulm frontal, mund të fitojë. Për këtë, mendoj se duhet të jetë më rriskues. Më mirë një gabim i bërë sot, se sa mosmarrja e vendimit në kohën e duhur. Lideri merr përsipër riskun në emër të të gjithëve, ama lavdinë e merr ai më shumë se të gjithë.
Pyetje: Nuk ka një reflektim të Bashës për gabimet, si djegia e mandateve…
Ruli: As Berisha nuk bëri, bëri atë pendesën që është në natyrën e shqiptarët, që nuk thotë asnjëherë ‘fajin e kam unë’. Shqiptari thotë gjithmonë ‘fajin e ka tjetri’. Berisha e tha në mënyrë simbolike, duke rikthyer ata që i kishte përzënë, duke pranuar që ‘po, bëra gabim që i pranova skemat piramidale’. Basha zgjodhi komision me njerëz që kishin qenë kritikë, sic isha unë, Mark Marku, Bujar Nishani, në një pozicion më të qetë. Kjo i jepte këtë të drejtë për të thënë që ‘unë kërkova ndjesë’. Gjesti i tij këtë thoshte. Mund të të duket surprizë, por në lidhje me bllokimin e ka dhënë shpjegimin. Unë kam qenë nga njerëzit që e kam sugjeruar daljen nga Parlamenti, jo bojkot e djegie mandatesh, por dalje nga Parlamenti. Rama po e con situatën në radikalizëm, opozitës po i heq zërin, e fyen. Po shkon vetëm për të carë opozitën.
Raporti me LSI…
Unë them që PD i afrohet fitores edhe vetëm. Basha duhet të ketë vetëm një premtim për shqiptarët, t’iu rikthejë një qeverisje të mirë. Me këtë e ka justifikuar gjithë veten e tij.
Fraksion.com