Manastirliu: Qeveria do të mbështesë kurimin e dr. Drini Dobit deri në shërimin e tij të plotë
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit, deri në shërimin e tij të plotë. Dr. Dobi është prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në situatë të vështirë shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes”, u shpreh ajo.
“Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme”, theksoi Manastirliu.
“Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij”, shtoi ajo.
Manastirliu u shpreh se, “qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë”.
Fraksion.com