AktualitetPolitikëTë fundit

“Koalicionet”; Topalli: Asnjë bashkëpunim me Bashën, Metën apo Ramën

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli tha sot se nëse do të kishte bashkim votash me ndonjë nga partitë e vendit, nuk do të ndodhte asnjë koalicion me Ilir Metën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

“Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha. Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve. Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Topalli.

 

Fraksion.com