Testet e shpejtë pas 20 dhjetorit, te mjeku i familjes
Sasia e parë prej 100 mijë testesh të shpejta për zbulimin e Covid 19-tës kanë mbërritur tashmë në vendin tonë.
Procedura do të kryhet duke nisur nga dita e hënë 7 dhjetor.
Duhet të kemi parasysh që njerëzit nuk duhet të drejtohen te Mjeku i Familjes, sepse janë Epidemiologët që deri në datën 20 dhjetor, do t’i kryejnë testet e shpejta.
Ky test do të kryhet nga ne epidemiologët e terrenit.
Janë testime që kryhen për 15-30 minuta.
Deri më datë 20 dhjetor do të kryhen nëpër vatra që kanë më tepër përhapje infeksioni, siç janë qendra sociale, shëndetësore, azile, shtëpi fëmije etj….
Pas datës 20 dhjetor do procedohet me mjekun e familjes, që sipas kritereve do përcaktojë, se cilët janë ata persona që do të kryejnë testin e shpejtë.
Testi i shpejtë do kryhet 5 ditët e para të shfaqjes së simptomave.
Pas 5 ditëve nuk ka efekt, por procedohet me PCR, ose tamponin.
Testet e shpejta janë një plus i madh që na ndihmojnë për evidentimin në fare pak kohë, të vatrave kryesore të përhapjes së SarsCov-2-shit.
Fraksion.com