AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 846 raste të reja në 24 orët e fundit, 19 viktima

Ministria e Shëndetësisë informon se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit,  janë shënuar 19 viktima nga koronavirusi dhe  janë infektuar 846 persona. Ndërkohë që ditën e djeshme, rastet ishin 801 të infektuar. Gjithashtu të shëruarit në 24 orët e fundit janë 312.

Njoftimi i MSH: 

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan,  2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore     846
Të shëruar ne 24 orë   312
Të shtruar në spitale    469
Humbje jete në 24 orë  19
Testime ditore              2.308

Testime totale  201.634

Raste pozitive  42.148
Raste të shëruara 21.286
Raste Aktive 19.973
Humbje jete  889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680
Durrës  1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514

 

Fraksion.com