AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s dhe presidenti francez diskutojnë rreth Mesdheut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zhvilloi bisedime produktive mbi aleancën dhe situatën në rajonin e Mesdheut me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Bisedë e mirë me Emmanuel Macron në rrugën drejt projektit NATO 2030 për ta bërë Aleancën tonë edhe më të fortë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Ai tha se ata diskutuan gjithashtu mbi situatën në rajonin e Mesdheut dhe rëndësinë e përdorimit të NATO-s si një platformë politike për të trajtuar çështje të vështira dhe për të arritur qasje të përbashkëta.

Më parë, Stoltenberg tha se projekti NATO 2030 synon ta bëjë aleancën edhe më të fortë ushtarakisht dhe politikisht për të qenë në gjendje sipas tij të trajtojë sfidat e së nesërmes.

Si pjesë e projektit, një grup ekspertësh do të ofrojnë rekomandime për të forcuar unitetin e NATO-s dhe për të rritur koordinimin politik midis aleatëve.

Grupi, i përbërë nga 10 ekspertë, bashkëkryesohet nga Thomas de Maiziere, ish-ministri gjerman i Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes dhe Wess Mitchell, ish-ndihmës sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet evropiane dhe euroaziatike.

 

Fraksion.com