Life StyleTë fundit

Mike apo rivale? Era Rusi dhe Anxhela Peristeri surprizojnë me mesazhet për njëra-tjetrën

Era Rusi dhe Anxhela Peristeri konkurrojnë të dyja këtë vit në Festivalin e Këngës. Dy artistet janë pretendente për të fituar, ndërkohë që Anxhela para disa ditësh u shpall si fituese e jurisë së spektaklit, por më pas rezultoi lajm i rremë. Pas kësaj fitore të rremë, reagoi Era Rusi, që e cilësoi këtë gjë si tepër skandaloze.

“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze”, u shpreh Era e ftuar në një emision.

Mirëpo mes saj dhe Anxhela Peristerit nuk ekziston asnjë lloj rivaliteti, madje dy vajzat janë mikeshat më të mira të njëra-tjetrës. Sot Rusi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe u surprizua nga kolegia e saj.

Për më tepër Anxhela zbuloi se Era i kishte bërë si dhuratë për ditëlindje një tufë të madhe me lule, të cilën ajo e kishte ruajtur në papafingo për 3 ditë, sepse kishte frikën e koronavirusit. Në fund ato i kanë uruar suksese njëra-tjetrës në Festivalin e Këngës dhe madje Era u shpreh se nëse duhet të fitojë një baladë, atëherë duhet të jetë ajo e Anxhelës.

“Ta mbyllë këtë vit me sukses dhe nëse është për të shkuar një baladë në Eurovision le të shkojë Anxhela”, tha Era kur u pyet të jepte një mesazh për Anxhelën.

“Të qëndrojë ashtu sië është, sepse është shumë njeri pozitiv, njeri shumë i mirë. Dua të jetë e shëndetshme ajo dhe familja e saj. Për sa i përket Festivalit për mendimin tim të fitojë më i miri, nuk ka rëndësi nëse është baladë apo këngë ritmike, ajo që do të vendosë juria se është më e mira ajo do të shkojë”, u shpreh Anxhela nga ana tjetër.

 

Fraksion.com