Mass: Për herë të parë në historinë e OSBE-së, falë zotit Rama dhe stafit të tij, ekipi i ardhshëm respektoi kriterin e balancës gjinore dhe gjeografike
Falënderoj zotin Edi Rama dhe ekipin e tij për kompromisin e arritur për emërimin e drejtuesve të institucioneve, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Këshillin e 27-të Ministerial të OSBE-së, që u zhvillua edhe në Tiranë dhe përmes video-konferencës.
”Për herë të parë në historinë e OSBE-së, falë zotit Rama dhe stafit të tij, ekipi i ardhshëm drejtues i OSBE-së është jo vetëm shumë i kualifikuar, por pritshmëritë për respektimin e kriterit të balancës gjinore dhe gjeografike korrespondojnë me ato tonat”, shtoi shefi i diplomacisë gjermane.
”Për këtë, ju meritoni mirënjohjen tonë”, tha Maas.
”Njëkohësisht, unë shprej keqardhjen që mbledhja e Kryesisë së OSBE-së ishte e pamundur të zhvillohej në Tiranë, e cila ofron një mikpritje proverbiale”, theksoi ai.
“Ndërkohë, ne përballemi me kriza në rajonin e OSBE dhe nuk ka dyshim se na duhet një OSBE funksionale më shumë se kurrë”, nënvizoi ministri i Jashtëm gjerman gjatë fjalimit të tij në këtë ministerial.
Fraksion.com