AktualitetTë fundit

Covid-19 mbyll Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë; 9 punonjës dhe 4 fëmijë të infektuar

13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë.

Kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetsor (ISHSH) ka bërë me dije se se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë hyrje-dalje në institucion. Personeli do të karantonohet në banesën e tyre, teksa 4 fëmijët në ambiente të veçanta nga fëmijët e tjerë.

“Inspektorati Shtetëror ka marrë vendim karantinimi për 144 ditë për 9 personel dhe 4 fëmijë po ashtu pozitiv, ato do të karantinohen në shtëpinë e foshnjes ndërsa personeli në shtëpitë e tyre dhe pas 14 ditëve do të vijmë sërish për një kontroll të dytë. Ata që janë pozitiv do të qëndrojnë në ambiente të ndryshme”, tha përfaqësuesja e Inspektoriatit.

Në këtë institucion ndodhen 22 fëmijë nga 0 në 6 vjeç, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe 6 anëtarë të stafit do të qëndrojnë në shtëpinë e fëmijës për 24 orë.

 

Fraksion.com