AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Koncesioni absurd”; Rama: Kolaudimi i mjeteve nga 1 janari në shtet; Tarifat nuk rriten

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga janari 2021 nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Duke ndarë këtë lajm të mirë, Kryeministri Edi Rama tha se “nga janari 2021 do të ketë disa risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve”.

Rama tha se “mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet”.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit”.

“Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet. Radha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit theksoi po ashtu se “cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të DPSHTRR”.

“Fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të DPSHTRR Fier”, tha Rama.

Postimi:

MIRËMËNGJES 😊
ME NJË LAJM TË MIRË👍
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR 🏍🛺🚘🚍🚚🚓🚌
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier😍
Fraksion.com