Sekuestrohen 1.5 mln euro; Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle e kanabisit, stilolapsi-pistoletë befason policinë
Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë që kultivonte kanabis, për ta shitur më pas në shtetet e tjera të Evropës. Në pranga ranë 30 persona, shqiptarë dhe spanjollë.
Grupit iu sekuestruan pasuritë me vlerë 1 milionë e gjysmë euro, 7 automjete luksoze dhe 7 armë zjarri, ku spikat një stilolaps-pistoletë, i bërë në mënyrë artizanale, apo edhe një paralizues që përdorej nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 13 mijë bimë dhe 64 mijë euro.
Operacioni i zhvilluar në Granada u kodua “Kështjella”/Gazetashqip
Fraksion.com