Rrëzohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit për ‘’Policinë e Shtetit’
Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Policisë së Shtetit.
Dekreti është rrëzuar me shumicën e votave të mazhorancës, ndërsa deputeti i opozitës, Myslim Murrizi votoi pro dekretit.
Sipas mazhorancës, argumentimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë, sepse ia detyron kodi i procedurës. Ndërkohë ai shtoi se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.
“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë, ka autorizim të futet në një ambient privat dhe të vendosë një sekuestro. Ne këtu nuk e kemi. Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, – u shpreh ministri.
Meta ktheu në Kuvend ligjin nr.133/2020 për “Policinë e Shtetit”, me argumentin se ai krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.
Fraksion.com