AktualitetTë fundit

“Je dhe vajzë e bukur”, Grida Duma reagon ndaj Frrok Çupit: Je i mbaruar! Pështyn si bandit i ndyrë

Është agravuar edhe më tej debati në emisionin OPEN në Top Channel mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit.

“Jam themeluesi i asaj partisë që po e bën leckë, ke fshirë menderen me atë”, kjo fjali i Frrok Çupit, ndaj Grida Dumës, solli edhe reagimin e ashpër të kësaj të fundit.

Pjesë nga debati

Duma: Gjatë debatit nuk e dëgjova mirë fjalën që më tha. Tani po më shkruajnë. Ndihem e fyer nga kjo fytyra që kam përballë.

Çupi: O Grida me mua e ke? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Duma: Unë do të të kthehem ndryshe

Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan.

Çupi:Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?

Çupi:Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend

Çupi: Ça thua më?

Duma: Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjëtër…

Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën.

Ndërhyri edhe Gjekmarkaj i cili tha se është e turpshme gjuha e Çupit.

Gjekmarkaj: Vjen nga një zonë e kanunit, që e ka kult gruan. Të të vijë turp. Grida po të ketë një vëlla jashtë të kap dhe të lidh. Po ma kërkoi edhe unë e bëj.

Çupi: Çfarë bën ti Agron?

Për të qetësuar situatën, Eni Vasili kaloi në publicitet.

 

Fraksion.com