Life StyleTë fundit

Deklarata e Melisës: Nuk do e lë për një kafe, por për dy, do e marr me…

Puntatën e djeshme, Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat, e cila prodhoi shumë fyerje dhe tone të larta.

Gjatë debatit, Sindi iu drejtua Melisës me fjalët: “unë do bëj seks me kë e ndjej, por jo si ty që e bën për një kafe”. Pas këtyre fjalëve, Melisa vendosi të largohej nga studioja, ku u pa duke qarë në prapaskenë. Ndërkohë pas saj nxituan pjesa më e madhe e konkurrentëve, ndërsa Mevlani dhe një pjesë e vogël e konkurrentëve qëndruan pranë Sindit, e cila gjithashtu ishte e revoltuar. Puntatën e sotme, vajzat sqaruan të gjithë dinamikën e ndodhur. Melisa tha se i vjen turp për veprimet e bëra dhe kishte një përgjigje për publikun:

“Njerëzit që mendojnë se e le për një kafe, di t’i them që e le për dy, do e marr me sportivitet”.

Nga krahu tjetër, Sindi, tregoi arsyet që dërguan në degradimin e debatit.

Melisa: Do e agravoja situatën. Për njerëzit që nuk e kanë kuptuar, pyetja i ishte drejtuar Mevlanit, për të ditur për mënyrën se si ai i shikon dhe mendon gjërat. Më vjen turp për veprimin e bërë. Nëse njerëzit mendojnë që unë e le për një kafe, di t’i them që tani do e le për dy, do e marr me sportivitet.

Sindi: Më preku në mënyrë indirekte. Këto shaka kaluan edhe limitin. Sindi nuk dëshiron të ofendoj personin përballë, në mënyrë që të dalë nga vetja. Nëse janë provokime që bëhen herë pas here. Nuk mund ta quaj provokim. Nuk quhet një pyetje për Mevlanin nëse hyj dhe unë në atë pjesë. Në momentin që njeriu nuk ka kujdes për fjalët që thotë dhe Sindi ofendohet për ato gjëra, kjo është papjekuri. Ofendimi ishte se përse Mevlan zgjodhe një femër të virgjër se ke thënë që të ka pëlqyer 200% seksi.

 

Fraksion.com