AktualitetKosovaTë fundit

Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren: Jam berber me profesion, kam punuar 3 muaj natë e ditë për veprën

Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, që u vendos në Prizren dhe ndezi debate, ka deklaruar se është berber me profesion.

Ai ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua më pas për shkak të kritikave të shumta që mori.

Autori, Alban Buxhovi,  foli në emisionin “Frontal” në T7, dhe tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime”, tha ai.

“Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk kam pritur kaq shumë kritika. Por ka pas shumë vlerësime. Unë i jam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi.

 

Fraksion.com