1 vit burg për Luan Dacin; Falsifikoi dokumentet
Prokuroria ka kërkuar një vit burg për ish-gjyqtarin dhe ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Dacin se ka falsifikuar dokumentet me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i Kolegjit të Apelimit.
Tani fjalën do ta kenë avokatët për konkluzionet e tyre dhe më pas do të jetë gjykata që do të shpallë vendimin.
Daci u pezullua nga KPA për falsifikim të dokumenteve dhe deklarim të rremë në muajin korrik pas kallëzimit të anëtarit të KLP-së, Besnik Cani.
Luan Daci është zyrtari i parë i organeve të Vettingut që përballet me drejtësinë, ndërkohë që KPA e ka pezulluar nga detyra menjëherë pasi u mor i pandehur.
Sipas SPAK, gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA, Daci ka fshehur faksin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbëntë shkak për të mos u emëruar në organet e Vettingut.
Fraksion.com