AktualitetTë fundit

Sfidë koronavrusit; Vlora, Korça dhe Pogradeci mbushen me “pushues”

Ishin të shumtë pushuesit, të cilët përfituan nga ditët e pushimit me rastin e festave të nëntorit dhe iu drejtuan Korçës apo Pogradecit.

Rezervimet shënuan shifra të larta prej së premtes, në të dyja qytetet ku thuajse u ezauruan të gjitha kapacitetet. Pavarësisht se për shkak të pandemisë festimet masive munguan, pushuesit gjetën alternativa  argëtimi, ndërsa në mbyllje të kësaj fundjave të gjatë, ata që kishin zgjedhur Korçën shfrytëzuan edhe të hënën për të ndaluar në Pogradec.

Pavarësisht temperaturave të ulëta nuk munguan ecjet përgjatë liqenit apo shëtitjet me varkë në Drilon.

Korça dhe Pogradeci mbetën në qytetet më të frekuentuara të fundjavës në çdo stinë, ndërsa pamundësia për të udhëtuar jashtë për shkak të pandemisë bëri që gjatë këtyre tre ditëve, pushuesit të ishin edhe më të shumtë, pavarësisht se dyndje të tilla rrisin rrezikun e përhapjes dhe mundësinë e infektimit nga koronavirusi.

Mes mjegullës, larg zhurmave të qytetit, edhe e hëna në qafën e Llogorasë i ngjante një dite fundjave. Qytetarët e ardhur nga e gjithë Shqipëria thonë se këtu larg turmave ndihen më të sigurt.

Ndryshe nga vizitat patriotike të fundjavës, këtu dita përfundon me një shëtitje apo ngjitje në shtigjet e shumta të parkut të Llogorasë.

 

Fraksion.com