Banori i Shijakut e detyron Ramën të heqë atletet: Mirë është t’i heqësh
Gjatë një vizite në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për të parë nga afër përfundimin e shtëpive individuale për disa familje, kryeministri Edi Rama ka hasur edhe në një fakt, që deri atëherë nuk i kishte ndodhur.
Teksa i dorëzonte çelësin e shtëpisë një prej banorëve, që e quajnë Osman, Rama është detyruar të heqë atletet, teksa kërkoi më parë që të mos e bënte një gjë të tillë.
Ai shoqërohej nga ministri i Rindërtimit Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut teksa shefit të qeverisë iu desh t’i bindet rregullave të të zotit të shtëpisë, duke hequr atletet bashkë me Ahmetaj.
Rama: Unë nuk po i heq këpucët Osman, të më falësh.
Osmani: Mirë është ti heqësh.
Rama: Epo s’po ta prish, nuk kam çfarë bëj.
Sapo u futën në sallonin e shtëpisë, sytë e Ramës shkuan te ngjyra e kuqe e çorapeve të Ahmetaj duke e bërë nostalgjik për kohën kur vishte çorape me ngjyra.
Rama: Ky mi ka marrë çorapet e mia. Më e keqja iku, më të mirën kemi përpara.A morë Osman çfarë na bëre, ta mori mendja që do të hiqte këpucët Kryeministri te shtëpia e re? Ja si është jeta.
Kryeministri Rama ka shpallur objektivin që 400 familje në bashkinë e Shijakut do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e rindërtuar.
Për t’ju përmbajtur këtij objektivi Ahmetaj tha se do të nxisë firmat të punojnë me dy turne.
Ahmetaj: Në zonën e bashkisë së Shijakut besoj se do të kemi 400 banesa të përfunduara. Sigurisht kemi nevojë ti shtyjmë firmat që punojnë me njësitë individuale të punojnë me dy turne. Midis marsit dhe majit të vitit të tjetër të gjithë banesat që kanë nisur do të kenë përfunduar.
Fraksion.com