AktualitetPolitikëTë fundit

Zyrtarizohet partia ‘Thurje’; Hajdari: Shqipëria është e pasur por e vjedhur; Pas 30 vitesh ka shpresë

Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes” po bëjnë një prezantim të partisë dhe të të ideve të skuadrës.

Ajo ka deklaruar se Shqiptarët janë të pasur por të vjedhur. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi  juaj sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.

 

Fraksion.com