Rindërtimi; Tabaku: Nuk u mbajt asnjë premtim
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se bilanci 1 vit pas tërmetit është një dështim pasi nuk u mbajt asnjë premtim.
Ajo tha se qeveria premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre, por për 1 vit ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.
“Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara”, tha ajo.
Tabaku tha se “koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve”.
Postimi i Tabakut:
🔴 Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. 👎
🔴 Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. 👎
🔴 Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. 👎
Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.
Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.
Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!
Fraksion.com