“Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut”; Dita e Pavarësisë, urojnë Yuri Kim dhe Luigi Soreca
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kanë dërguar mesazhe urimi ndaj shqiptarëve.
“Në 18 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim.
Ndërkaq ambasadori Soreca shkruan:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit nderojmë shqiptarët që humbën betejën e tyre kundër Covid-19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë popullit shqiptar. Më të fortë së bashku”.
Fraksion.com