Rama e quajti lajthitje kolektive heqjen e titullit për Surroin, Safet Gjici kërkon falje: Se menduan gjatë
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar lidhur me heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, duke kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të Këshillit të Qarkut.
Sipas Gjicit ky veprim ka ardhur pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.”
Kujtojmë se mbi heqjen e këtij titulli ndaj Veton Surroit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke e quajtur një lajthitje kolektive.
Fraksion.com