Vrau gjyshen dhe i preu kokën/ Autoritet zvicerane dëbojnë shqiptarin që kreu krimin makabër
Autoritetet hetimore në Zvicër kanë ndërmarrë një vendim ekstrem për një shqiptar nga Maqedonia e Veriut që bën pjesë në listën e personave, të cilët kanë kryer krime tejet makabër.
Sipas mediave zvicerane, shqiptari Fatmir T është urdhëruar të shtrohet në një spital psikiatrik dhe të dëbohet nga territori zviceran për një afat gati 15 vjeçar.
Ngjarja e rëndë për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2018, kur shqiptari vrau gjyshen e tij dhe më pas i preu kokën me thikë. Fatmir T. u arrestua në aeroportin e “Zurich”, pasi autoritetet i kanë gjetur në një çantë kokën e një gruaje të mbështjellë me peshqir mëndafshi brenda një qese plastike, që rezultoi të ishte gjyshja e tij, Miradije T. 74-vjeçe.
Krimi horror ndodhi në banesën e familjes së tij në Frauenfeld të Zvicrës, ku pasi kishte mbytur gjyshen i riu kishte marrë një thikë për t’i prerë më pas kokën.
Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera, ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në Frauenfeld, nga ana tjetër sipas raportit mjeko-psikiatrik, 21-vjeçari e ka kryer krimin e rëndë, pasi vuan nga një sëmundje. Sipas mediave të huaja, nipi nuk kishte dyshime për atë që bëri, pasi u la u parfumos dhe më pas la një letër përgjegjësie në kuzhinë.
Fraksion.com