AktualitetPolitikëTë fundit

“Politikë me vdekjet”; Hajdari: Bëhemi bashkë; Të qetësojmë qytetarët shqiptarë

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në seancën e sotme plenare ka dënuar mënyrën se si po bëhet politikë me viktimat nga koronavirusi.

Hajdari ka propozuar që qeveria dhe opozita të mblidhen bashkë dhe të krijojnë një Komitet më të gjerë Ekspertësh për të ecur përpara me pandeminë covid-19.

“Kjo është një situatë që vërtet duhet të gjejmë solidaritet dhe të kemi përgjegjësi të larta njerëzore.

Sot dua të dënoj në mënyrë të ashpër mënyrën sesi po bëhet politikë me vdekjet. Në një krahë kemi një palë që valëvit si flamur betejë njerëzit në morg.

Dhe kemi palën tjetër, këta që thonë se shëndetësia është një pasuri e madhe kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto nuk janë realitete dhe mënyra se si mund të përballohet kjo situatë. Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë. Të krijojmë një komitet për një strategji të qartë se si do të ecim përpara me këtë pandemi.

Të mos zihemi me njëri-tjetrin. Të qëndrojmë krah për krah njeri-tjetrit dhe të qetësojmë qytetarët shqiptarë”, tha ndër të tjera deputetja Hajdari.

 

Fraksion.com