I riu gjendet pa shenja jete, dyshohet se është vetëvrarë
Një i ri është gjetur pa shenja jete në Durrës pasditen e sotme.
Burimet zyrtare thonë se në lagjen numër 16 të qytetit bregdetar, është gjetur i vdekur 35-vjeçari me inicialet S. A.
Dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri (pistoletë).
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com