Life StyleTë fundit

Bëri deklaratën e fortë pas largimit, flet ish-konkurrentja e Love Story: Robert Aliaj më talli, pastaj më ftoi për kafe

Klea ishte një nga vajzat që u eliminua mbrëmjen e së hënës nga Saimiri, princi modern i “Love Story”. Menjëherë pas eliminimit ajo u përlot dhe më pas bëri një deklaratë të fortë në rrjete sociale.

“S’di pse e ndjeva si detyrë t’iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqenëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej.. Në radhë të parë faleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbështetjen, kurajon e çdo fjalë të mire. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je një njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është! Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje-ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt! Prisni surpriza.

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem, sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, shkroi ish-konkurrentja e “Love Story”.

Ndërohë ditën e sotme në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo ka treguar se mendoi se ju bë një e padrejtë, sepse produksioni mund të kishte ndikuar në vendimin e Saimirit.

“Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, tha Klea.

Ajo ka shtuar se ka një hatërmbetje me opinionistin e spektaklit, Robert Aliaj, pasi ky i fundit e ka tallur kur po qante. Klea tha se Roberti e ka ftuar për kafe, por ajo nuk ka pranuar.

“Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t’i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar. Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë.

Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë se t’i bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur.

Por që, bota është e rrumbullakët. Përgjigja e tij ishte për ta kaluar pak me shaka, por që nuk kam koment për këtë. Nuk e di. Meritonte fjalë dhe gjest tjetër nga unë pasi unë të flisja të fikej mikrofoni, por që në ato momente isha shumë e hutuar”, u shpreh ish-konkurrentja e Love Story.

 

Fraksion.com