AktualitetTë fundit

Ankand me vizatimet e fëmijëve për tërmetin, i blejnë ambasadorët

Më keq e kanë përjetuar tërmetin fëmijët, të cilët pak ditë pas 26 nëntorit hodhën në letër në mënyrën e tyre se si e konceptojnë frikën prej tij.

Të gjitha këto punime të mbledhura përgjatë një viti ishin pjesë e një ankandi. Në harkun kohor të një viti, CRCA (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve) ka mbledhur disa nga këto punime, si vizatime apo letra për babagjyshin.
Disa prej punimeve dolën në ankand, për të cilat ambasadorët e vendeve të ndryshme në Shqipëri dhanë ofertat e tyre. Tashmë lëkundjet e forta që tronditën vendin kujtohen si përrallë, të cilën e krijoi Arbi.

Ndërsa Ergi, vizatimi i të cilit u bë viral, tregon se hodhi në letër pallatin e tij të shkatërruar nga tërmeti.

Vizatimet e fëmijëve kryesisht kishin në qendër shtëpinë dhe natyrën. Përmes vizatimit, të vegjlit kanë treguar se si e konceptojnë frikën.
26 nëntori sipas mesazhit që japin punimet e fëmijëve tregoi dëmin që njeriu po i bën natyrës.

 

Fraksion.com