NATO: Grupi i ekspertëve i paraqet raport Sekretarit të Përgjithshëm
Një grup i pavarur, i bashkëkryesuar nga Dr. Thomas de Maizière dhe Dr. Wess Mitchell, i dorëzoi të mërkurën (25 nëntor) një raport Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg “se si ta bëjmë NATO-n një Aleancë edhe më të fortë”. Raporti i grupit është një nga një sërë kontributesh në iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm NATO 2030.
“Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë të konsultohet me Aleatët, parlamentarë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe të rinjtë. Bazuar në të gjitha këto kontribute, Sekretari i Përgjithshëm do të paraqesë rekomandimet e tij për Udhëheqësit e NATO-s kur ata takohen vitin e ardhshëm. Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë raportin si pjesë e një bisede më të gjerë mbi NATO 2030 në takimin e tyre virtual në 1 dhjetor. Raporti i grupit do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të NATO-s pasi t’u paraqitet aleatëve”, raportojnë burimet.
Grupi përbëhej nga: Greta Bossenmaier (Kanada), Anja Dalgaard-Nielsen (Danimarkë), Hubert Védrine (Francë), Thomas de Maizière (Gjermani), Marta Dassù (Itali), Herna Verhagen (Hollandë), Anna Fotyga (Poloni) ), Tacan Ildem (Turqi), John Bew (Mbretëria e Bashkuar) dhe Wess Mitchell (Shtetet e Bashkuara).
Fraksion.com