Elegante dhe e buzëqeshur, Melania Trump pret bredhin e Krishtlindjeve (Foto+Video)
Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit. Elegante dhe e buzëqeshur, Melania vijoi kështu traditën amerikane, ku bredhi dorëzohet nga një karrocë me kuaj dhe pritet personalisht nga Zonja e Parë.
Për të pritur për herë të fundit bredhin 18.5 metra të lartë, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara kishte zgjedhur një veshje të veçantë.
Melania u fotografua, e veshur me një pallto Balenciaga, me doreza e çizme të zeza. Në një moment ajo përshëndeti fotografët dhe uroi “Gëzuar Krishtlindjen”.