AktualitetPolitikëTë fundit

“Biseda për tranzicionin”; Meta: Kur hyn në valle s’del dot më, dhe ja ku jemi…

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në forumin me temë në forumin “Biseda për tranzicionin”.

Meta foli për lëvizjen e Dhjetorit ’90 dhe thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, duke u shprehur se dy qenë shtyllat kryesore.

“Gjithmonë i kam shërbyer demokracisë dhe gjithmonë kam qenë mbrojtës i Kushtetutes që garanton shtetin e së drejtës. Pushteti s’ka qenë asnjëherë prioriteti im. Interesi i vetëm integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha ai.

Përsa i përket sfidave, Meta tha se një nga sfidat më të mëdha ka qenë kalimi nga lëvizja e dhjetorit.

“Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë shumë herë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije është se s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President, as kryeministër, as deputet. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik”, tha Meta.

Ai shtoi se pati bërë një përpjekje pas ’92, kur u bë dhe deputeti më i ri, për t’u larguar.

“Dhe kjo ishte kontrata ime me PS pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi” tha Meta.

 

Fraksion.com