Gjenerali Albert Mullai merr drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura
Gjeneralit Albert Mullai i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme, Akademisë së Forcave të Armatosura.
Këtë fakt e beri të ditur ditën e sotme ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke i dhënë mbështetjen e saj të plotë Gjeneralit, përmes një njoftimi në rrjetin e saj social Facebook.
“Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura. Suksese në detyrën e re komandant Mullai!”,- shprehet Xhaçka.
“Ju dhe çdo efektiv, pedagog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare”, thekson Xhaçka.