AktualitetPolitikëTë fundit

Rama përdor Ballën për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga fshehja e numrit të viktimave të COVID-19

Ish-deputeti i PD-së Gazment Bardhi deklaroi sot se Edi Rama përdor Taulant Ballën për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës për fshehjen e numrit të viktimave të COVID-19

Bardhi shprehet se edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve.

“Ai dërgoi Taulant Ballën për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një përgjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga COVID-19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbësore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, tha Bardhi./ata

 

Fraksion.com