AktualitetPolitikëTë fundit

Fuga: Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj, Kryeministri nuk ndalon hetime si Saliu dikur

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.

Fuga u shpreh se, “Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj”. Ai theksoi se, “Kryeministri nuk ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë”.

Postimi i plotë i Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga:

Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!

 

Fraksion.com