AktualitetPolitikëTë fundit

COVID-19; Shehu: Asnjë vend në botë nuk ka 40 herë më shumë raste të reja si Shqipëria

“Situata e pandemisë është në prag të një katastrofe kombëtare”, tha sot ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, duke theksuar se shifrat janë tejet alarmante.

Në një intervistë për ATSH, Shehu  tha se ne jemi i vend në botë ku sot kemi rritje të shifrave me 40 herë më shumë sesa në mars apo në  shkurt të këtij viti, në periudhën e para mbylljes të mbylljes apo gjatë mbylljes. “Nuk kemi pasur asnjë vend tjetër që të ketë pasur kaq shifra kaq të larta në krahasim me periudhën e dimrit apo me periudhën e  pranverës së këtij viti”, tha ai.

Pikërisht ky fakt, sipas Shehut, tregon se gjithçka u ndërtua në atë periudhë, ajo mbyllje që u bë në atë periudhe ishte absolutisht iracionale, ishte thjesht për propagandë, ishte për të terrorizuar njerëzit dhe pësoi një dështim të madh.

“Sepse realisht, mbyllja nuk është se e zgjidh çështjen. Mbyllja nuk mund të jetë një qëllim në vetvete. Që ditën e parë të mbylljes duhet të mendosh për ditën e parë të hapjes dhe pastaj mund të mendosh më tej për mundësinë e  keqësimit të gjendjes, gjë që nuk ndodhi në Shqipëri”, tha Shehu.

Ai theksoi se vendi nuk pati asnjëherë një periudhe të qetë edhe gjatë verës kur vende të tjera ranë në qetësi, ne vazhduam të kishim numër rastesh. “Tani rastet kanë shkuar në mënyrë eksponenciale, të tilla  që nuk gjenden askund dhe nuk krahasohen me ato të dimrit dhe pranverës së kaluar”, u shpreh ai.

Në lidhje me rritjen e testimeve, Shehu shpjegoi se nuk funksionon argumenti që në vende te testime të larta nuk është ndalur përhapja e infeksionit. Ai theksoi se nuk ka asnjë vend që të ketë 40 herë më shumë raste të reja sesa në mars.

“Unë nuk them se pandemia është zhdukur në botë, vazhdon dhe është  agresive, por më tregoni një vend tjetër në botë që ka sot  40 herë më shumë sesa në mars dhe në shkurt të këtij viti. Nuk ka asnjë vend. I vetmi vend është Shqipëria, absolutisht”, tha ai.

Përsa i përket testimeve, Shehu tha se “testimet janë i vetmi mjet, e vetmja mundësi, që ka sot shkenca mjekësore për të diagnostikuar rastet që kanë COVID, dhe kjo do të thotë t’i diagnostikosh ato, t’i izolosh ato, të ndjekësh kontaktet e tyre, t’i mjekosh ato, t’i shërosh dhe t’i kontrollosh ato që janë shëruar”.

“Si mund të mjekoj  një rast me COVID, në qoftë se unë nuk e kam të testuar me diagnostikim atë? Si mund të ndjek kontaktet e një rasti me COVID në qoftë se nuk kam bërë testimin. Pra, si mund të bëj bllokimin epidemiologjik dhe si mund të bëj trajtimin korrekt të një të sëmuri, në qoftë se unë nuk e di diagnozën dhe unë nuk e di se ai është me COVID?”, u shpreh Shehu.

Ai shtoi se shkenca mjekësore sot ka vetëm testimin që identifikon dhe skanerin.

“Është edhe skanimi i polmoneve, i cili padyshim është shumë më i shtrenjtë se testimi, por gjithashtu i krijon një  ngarkesë me rrezatim pacientit dhe është shumë i vështirë për t’u realizuar, sepse  kërkon pajisje speciale. Pra ngel testimi si e vetmja mundësi. Në qoftë se testimin e anashkalojmë në Shqipëri,  bllokojmë laboratorët në Shqipëri për muaj të tërë, atëherë unë mendoj, pse e bëjmë këtë gjë? Nga injoranca, dashakeqësia, nga papërgjegjshmëria”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, njëheraz ish-mjek reanimator.

Pyetjes se si do e zgjidhte PD këtë situatë, Shehu tha se ne i kemi thënë qartësisht dhe përpara hapat që duhen ndjekur dhe si duhen ndjekur, dhe kemi bërë programet tona që në muaj janar.

“Ne më 25 janar të këtij viti kemi dhënë alarmin të parët. Kemi paraqitur hap pas hapi se si duhej bërë dhe para pak kohësh përsëri ne paraqitëm një program me 5 pika për këtë  periudhë kaq urgjente. Ndryshe këtu situata po degradon. Po shkon jo vetëm jashtë kontrollit po shkon në prag të katastrofës kombëtare. Dhe e gjitha lidhet me papërgjegjshmërinë e rilindjes dhe Ramës në radhë të parë, të qeverisë për paaftësinë e plotë të tyre, absolutisht dhe mosdëshirën për të dëgjuar ata që këshillojnë dhe dinë diçka”, u shpreh Shehu.

Shehu shtoi se ajo që po ndodh sot me Gjirokastrën është shembulli më i keq  i dështimit dhe i papërgjegjshmërisë.

“Sot Gjirokastra është e dyta në Shqipëri pas Tiranës me numrin e rasteve. Gjirokastra dje ishte në dyfishin e numrit që kishte Shkodra që ishte e treta, për nga numri i rasteve të infeksionit. Gjirokastra kishte më shumë të infektuar se Shkodra dhe se Fieri. Pse  ka ndodhur? Papërgjegjshmëri e madhe. Më datën 25 tetor  atje, rilindja për efekte propagandistike organizoi një manifestim “retro” ku nxori makina të Enver Hoxhës, dhe mbushi  Gjirokastrën me të ardhur nga Tirana, nga rrethe të tjera në kundërshtim të plotë me rregullat dhe kriteret epidemiologjike gjatë kësaj përiudhe shumë të nxehtë dhe më datën 8 nëntor, Gjirokastra që deri në atë kohë kishte pak raste,  shkoi menjëherë 37 raste për të shkuar sot në 71 raste duke qenë e dyta në Shqipëri. Dhe kjo katastrofë po mbahet e fshehtë nga qeveria. Gjirokastra është shembulli më i dhimbshëm i papërgjegjshmërisë së rilindjes”, tha ai./atsh

 

Fraksion.com