AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria i bashkohet masave kufizuese të BE ndaj Bjellorusisë

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të 2 tetorit të marra nga BE ndaj Bjellorusisë.

Këshilli Europian me anë të një deklarate zyrtare konfirmoi se i ka shtuar listës së masave kufizuese ndaj Bjellorusisë edhe 40 individë.

BE shtoi se masave kufizuese i janë bashkuar edhe vendet kandidate si Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në një deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë në emër të BE-së për rreshtimin e disa vendeve të treta në lidhje me masat kufizuese ndaj Bjellorusisë, thuhet se, “BE ka shtuar edhe 40 individë në listën e personave dhe entiteteve subjekt i masave kufizuese të vendimit të 2 tetorit. Vendet kandidate Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe vendet e EFTA, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtare të Zonës Ekonomike Europiane, si dhe Ukraina janë linjëzuar me këtë Vendim të Këshillit. Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë Vendim të Këshillit. Bashkimi Europian merr shënim për këtë angazhim dhe e mirëpret atë”.

 

Fraksion.com