AktualitetTë fundit

Breshëri të shtënash në mbrëmje mes Vlorës dhe Fierit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën mes Vlorës dhe Fierit mbrëmjen e sotme.

Të shtënat janë raportuar në dalje të Vlorës dhe më tej përgjatë rrugës për në Fier.

Policia është vënë në lëvizje, por ende nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 20.00, fillimisht pranë Urës së Mifolit

Breshëria e armëve është dëgjuar edhe në fshatrat e Ferrasit në Fier.

Sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por pretendohet se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.

Lumi Vjosë dhe konkretisht ura e Mifolit ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku, por që nuk kanë dalluar nga kanë ardhur.

Patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por deri tani nuk raportohet të ketë gjurmë të autorëve, apo edhe të armëve që janë përdorur.

 

Fraksion.com