Zaev intervistë për DW: Historia e përbashkët që na lidh dhe jo që na ndan
Lidhur me bllokimin e Bullgarisë për shkak të një grindjeje mbi hisotrinë të hapjes së negociatave Shkup-BE për antarësimin, flet për DW kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Deutsche Welle: Zoti Zaev, Bullgaria bllokoi një ditë më parë fillimin e bisedimeve për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Shumë vetë që nuk jetojnë në Ballkan, e kanë të vështirë të kuptojnë arsyet për veton e vendosur nga Sofja. A mund ta shpjegoni, se çfarë kërkon Bullgaria dhe pse këto kërkesa janë të papranueshme nga Maqedonia e Veriut?
Zoran Zaev: Kjo është pjesa historike. Së pari ata janë duke u munduar së bashku me ne që të mbrojnë historinë. Askush nuk mund ta mbrojë historinë. Historia është shumë fleksible dhe është vërtet shumë dashamirëse, sepse ofron si burime për krijimin e miqësisë, ashtu edhe burime për krijimin e konflikteve. Unë mendoj se përpjekjet për të gjetur origjinën e identitetit tonë dhe origjinën e gjuhës sonë maqedonase janë krejt të paarsyeshme dhe normalisht të papranueshme, sepse kemi të bëjmë me të drejtën për ta identifikuar vetë veten, të drejtën për sovranitet, e drejtë e çdo kombi dhe çdo vendi. Ne jemi njohur nga Bullgaria. Bullgaria ka qenë vendi i parë që ka njohur sovranitetin tonë, vendin tonë në 1990, kur ne u bëmë vend i pavarur. Duke pasur këtë parasysh, ideja është se ne mund të konfirmojmë se ndajmë histori të përbashkët dhe nëpërmjet marrëveshjes me Bullgarinë për miqësi të mirë, fqinjësi dhe marrëdhënie të mira, marrëveshje e vitit 2017, ne pranojmë se pjesë të historisë së kaluar janë histori e përbashkët, por nga kjo histori janë krijuar të dy kombet dhe të dy gjuhët. Dhe ne duhet ta shohim këtë histori si histori që na lidh, jo si histori që na ndan. Kjo është ideja. Por përcaktimi se origjinat tona janë bullgare dhe gjuha jonë është gjuhë normë maqedono-veriore është poshtërim dhe i papranueshëm sepse e vërteta është se ne jemi kombe shumë të afërta, ne e quajmë njëri tjetrin vëllezër, pikërisht për shkak të kësaj historie të përbashkët. Gjuha jonë është po ashtu si gjuha bullgare, pjesë e gjuhëve sllave të jugut dhe janë zhvilluar bashkarisht, janë të afërta, ne e kuptojmë njëri-tjetrin, kur flasim maqedonisht ata më kuptojnë mua, kur flasin bullgarisht unë i kuptoj ata plotësisht. Kjo është jo vetëm për mua dhe për Boikon (kryeministri bullgar shën.red), por është kështu për të dy kombet tona, për qytetarët tanë dhe sigurisht nëse do tregohemi të zgjuar nuk kemi nevojë të jemi krejtësisht europianë. Nëse do tregohemi të zgjuar, ne do ta merrnim këtë histori të përbashkët që na lidh, për të ngritur urat e bashkëpunimit, për të krijuar vëllazërinë, së bashku në Bashkimin e ardhshëm Europian, për ne, sepse Bullgaria është anëtare e BE-së.
Bashkimi Europian ka 27 vende anëtare. Ju jeni në kontakt me shumë liderë të tjerë ose politikanë nga vende të tjera. A ka Bullgaria mbështetje nga vende të tjera për këtë çështje? Çfarë thonë vendet e tjera?
Për ta është shumë e vështirë për të kuptuar problemin. Ata nuk janë duke dhënë mbështetje, sepse ata nuk kanë shpjegime si ka mundësi që ata të kërkojnë këto gjëra. Të kërkojnë nga ne që të pranojmë diçka që është në kundërshtim me vetë-identifikimin, me atë kush jemi ne, çfarë gjuhe flasim. Në fakt është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Prandaj 26 vendet e tjera janë të befasuar dhe në mënyrë diplomatike janë duke u munduar të gjejnë rrugë si t’i bëjnë të dy vendet që të jenë të arsyeshme. Sepse qëndrimi zyrtar i Sofjes dhe Bullgarisë, qëllimi dhe synimi strategjik i Bullgarisë është që një ditë i gjithë Ballkani të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Pse? Sepse kjo garanton bashkëpunim më të madh. Miqësi më të mirë. Ndihmë më të madhe për njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh unë besoj shumë se ne, vendet e këtueshme do të tregohemi të zgjuar. Sepse kemi të bëjmë me vendime historike. Ne mund të vendosim t’i fusim vendet tona në konflikt, në konflikt narrativ, ose t’i çojmë vendet tona dhe kombet në vëllazëri. Ne kemi në dispozicion disa ditë, unë shpresoj vërtet që do t’i përdorim këto ditë për të kuptuar njëri-tjetrin. Unë duhet ta kuptoj qëndrimin bullgar, ata duhet të kuptojnë qëndrimin tonë. Vetëm kështu ne mund të arrijmë në marrëveshje me njëri- tjetrin. Sepse ne kemi në dispozicion një marrëveshje me vlerë të madhe, kjo marrëveshje ofron shumë zgjidhje për të ardhmen, për përmirësimin e marrëdhënieve në mënyra të ndryshme. Ne vetëm duhet të tregohemi të zgjuar dhe t’i dedikohemi zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje. Ne kemi arritur shumë deri tani. Këto 20 muajt e fundit ne kemi krijuar Komitetin e historisë dhe edukimit, ata kanë pasur 10 sesione, ata kanë pasur sukses në 5 persona historikë, tre periudha historike. Ne kemi përmbledhur në protokoll se këto pika na lidhin me njëri-tjetrin, se ne do t’i festojmë ato së bashku. Kjo ka ecur shumë mirë deri tani. Ne do të vazhdojmë me personat dhe periudhat e tjera historike.
Juve ju është dashur të bëni një kompromis të vështirë me një vend fqinj tjetër. Ju nënshkruat me Greqinë më 2018 Marrëveshjen i ndryshuat emrin vendit, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Tani, siç duket një konflikt tjetër historik është duke bllokuar rrugën drejt BE. A jeni ju dhe qeveria juaj duke parë për alternativat e mundshme, a jeni duke hequr dorë nga ky synim?
Së pari, ne kemi qenë shembull shumë i mirë për Bashkimin Europian dhe zakonet europiane. Një vend kandidat, një vend që synon të bëhet një ditë, pas pesë ose dhjetë vjetësh vend anëtar i BE, dha leksione sa i përket kësaj. Jo vetëm me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit ka qenë maja e diplomacisë dhe dialogut të llojit europipan, se si mund të gjenden zgjidhjet midis grupeve të ndryshme etnike, si mund të njihet njëri-tjetri, si të vendosen dallimet gjeografike tek emri, për të ndarë Maqedoninë e Veriut nga Maqedonia e Greqisë, në mënyrë shumë miqësore. Kjo është një metodë që mund të përdoret në gjithë botën.
Por marrëveshja me Bullgarinë ka vlera shumë të çmueshme në vetvete, shumë krijuese. Historia jonë e përbashkët krijon lidhje midis kombeve dhe vendeve. Nëpërmjet kësaj historie të përbashkët ne kemi krijuar vëllazërinë tonë me Bullgarinë. Kjo është mënyrë europine, ndjekje e parimeve dhe vlerave europiane. Në gjithë njësinë e saj. Ne kemi lidhur grupe të ndryshme etnike. Ne jemi vend multietnik, njësoj si BE është multietnik. Ne i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis grupeve të ndryshme etnike në vendin tonë. Tani ne jemi duke folur për qytetarët, ne kemi treguar sjellje europiane. Ne jemi konform vlerave dhe principeve europiane. Dhe kur i vjen radha europianëve të tregojnë vlera europiane, ata nuk e bëjnë. Ky është gabim i madh i Bashkimit Europian. Për ne nuk ka alternativa të tjera. Forca të tjera politike nga bota kanë interesa të mëdha. Ballkani Perëndimor dhe Europa Juglindore është një vend ku kryqëzohen interesa të mëdha politike, ekonomike, energjetike. Këtu ka prezencë të madhe të SHBA, të Rusisë, të gjithë janë prezentë. Dhe vendi ynë është vend miqësor. Ne bashkëpunojmë me të gjithë. Nëse do të më pyesnit mua, unë do të doja të isha udhëheqës i një vendi që bashkëpunon me të gjithë. Por, pa alternative tjetër nga anëtarësia e plotë në BE, dhe dedikim të plotë NATO-s.
Fraksion.com