AktualitetTë fundit

Shpërthimi me tritol në derën e lokalit në Shkodër; Merren në pyetje 6 persona, mes tyre djali i pronares i përfshirë në një plagosje me thikë në gusht

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në derën e lokalit të Hana Fojletës, në qytetin e Shkodrës.

Në Polici, deri më tani janë marrë në pyetje 6 persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre edhe djali i pronares, Aleksandër Foljeta, i cili në muajin gusht ishte përfshirë në një plagosje me thikë.

Tre muaj më parë, djali i 46 vjeçares ka plagosur lehtë me thikë dy persona.

Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas djali i pronares u la i lirë.

Në pyetje për shpërthimin e lokalit janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Nuk dihet nëse shpërthimi në lokalin e 46 vjeçares, ka lidhje me plagosjen me plagosjen me thikë ku është përfshirë më herët djali i saj, por policia vijon hetimet për zbardhjen e pistave.

Nga shpërthimi me tritol ditën e djeshme ka pasur vetëm dëme të shumta materiale, dhe jo për të lënduar, pasi në momentin kur ka plasur lënda shpërthyese, nuk ka pasur njerëz aty pranë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com