Denoncimi i Bashës: Qeveria fshehu gjysmën e viktimave të COVID-19. Nga 923 të vdekur, MSH raportoi vetëm 509 për periudhën mars-tetor
“Autoritet shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19”, denoncimi është bërë publik nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion.
Basha publikoi të dhënat ku u shpreh se rezulton se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.
‘Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.’ tha Basha.
Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19
Fraksion.com