Vrasja në Fier; Fatmir Hoxhaj lihet në arrest me burg: S’ka prova! Atë ditë u zgjova në orën 8 nga gjumi
Fatmir Hoxhaj i dyshuar si autor i vrasjes së Ahmet Toskës në orët e para të mëgjesit të 26 tetorit në Fier është lënë në arrest me burg nga Gjykata.
Hoxhaj në Gjykatë nuk ka pranuar autorësinë duke theksuar se është i pafajshëm dhe për të s’ka prova.
Ai tha në gjykatë se: Nuk ka prova që e kam kryer unë vrasjen.
Ai pretendoi se atë ditë është ngritur nga gjumi në orën 08.00, ndërkohë që vrasja ka ndodhur në orën 06.00.
Në hyrje të gjykatës ndodheshin familjarët e tij, të cilët i kanë folur të ndaluarit italisht dhe shqip pasi jetojnë në Itali, kur ai hyri.
Kujtojmë se rreth orës 06:00 të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, Ahmet Toska 50 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri, teksa po shoqëronte gruan për në punë.
Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja.
Gjyqtar i çështjes ishte Alfred Konomi ndërsa akuza u përfaqësua nga prokuror Çlirim Sino.
Fraksion.com