Vjosa Osmani infektohet me koronavirus
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin e ri.
Osmani njoftoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të vazhdojë punën nga shtëpia.
“Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Vetëm gjatë të martës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se 16 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me koronavirus.
Në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më 17 nëntor 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 849 pacientë kanë vdekur dhe 17, 878 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 11,768.
Fraksion.com