AktualitetBota+Të fundit

Turqia vendos shtetrrethim të pjesshëm gjatë fundjavës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij do të vendosë shtetrrethim të pjesshëm gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas takimi të kabinetit në kompleksin presidencial në Ankara, presidenti Erdoğan njoftoi se shtetrrethimi do të zbatohet gjatë fundjavës, por lëvizja do të lejohet nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes, në mënyrë që të mos dëmtohet zinxhiri i furnizimit dhe prodhimit.

Shtetrrethimi i pjesshëm, që tashmë është në fuqi për personat mbi 65-vjeç, është zgjeruar edhe për personat nën 20-vjeçare, me përjashtim të atyre që duhet të shkojnë në punë. Ata mund të dalin jashtë shtëpisë së tyre gjatë tërë javës nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite.

Kinematë do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit.

Qendrat tregtare, tregjet, restorantet dhe parukierët gjatë tërë javës do të jenë të hapura nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 8 në mbrëmje, me restorantet të cilët do të ofrojnë vetëm shërbim “merr me vete”.

Presidenti turk njoftoi se arsimi do të vazhdojë online deri në fund të vitit dhe tha se të gjitha garat sportive do të vazhdojnë të zhvillohen pa audiencë./AA

 

Fraksion.com