AktualitetTë fundit

Bino: Persona të infektuar shkojnë kafeneve, qytetarët të raportojnë

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino , tha se ka rënë vigjilenca e qytetarëve karshi virusit.

Ajo tha se ka raste të personave të infektuar me COVID-19 që dynden kafeneve. Mjekja i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse janë në dijeni të masave të tilla të raportojnë, duke shtuar se për frenimin e infeksionit nevojitet ndihma e gjithë qytetarëve.

“Po ka rezultuar. Unë dua të them që në fillimin e pandemisë kishim një zbatim të masave, por kohët e fundit ka një çlirim të njerëzve të cilët mendojnë që pas tre ditëve mund të dalin dhe të marrin ajër.

Mendoj që gjithsecili, që njeh dikë që është COVID pozitiv dhe nuk respekton masat duhet të raportojë, sepse po flasim për jetët e njerëzve. Unë nuk mund të flas se sa zbatohet, janë të dhëna që i ka policia, por natyrisht bëhet një analizë e këtyre të dhënave, jemi herët për të folur për këtë”, tha Bino.

 

Fraksion.com