4-vjeçari kafshohet nga qentë në fytyrë, përfundon në spital
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë, ku një fëmijë 4 vjeç është kafshuar nga qentë në fytyrë.
Burime bëjnë me dije se 4-vjeçari është nga Shupenza dhe se dyshohet të jetë kafshuar nga disa qen endacakë.
Fëmija po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bluzat e bardha do të vlerësojnë gjendjen e tij nëse ka nevojë për mjekim më të specializuar, do ta nisin drejt Tiranës./bw
Fraksion.com