AktualitetBota+Të fundit

Tragjedia nga zjarri në spitalin Covid; Balla, mesazh solidariteti autoriteteve shtetërore të Rumanisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua me me një mesazh solidariteti presidentit të Rumanisë,  Klaus Iohanis, kryetarit të Parlamentit, Marçel Çolaku dhe kryeministrit Ludovik Orban pas tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në një spital Covid ku humbën jetën 10 pacientë dhe u dëmtuan disa mjekë e infermierë.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Covid në Piatra Neamc të Rumanisë”, thuhet në mesazhin e Ballës.

“Ne lutemi për shërim të shpejtë të pacientëve, mjekëve dhe infermierëve të dëmtuar”, vijon mesazhi.

“Me këtë rast, shprehim gjithashtu solidaritetin me popullin mik rumun dhe përpjekjet e tij për t’i mbijetuar pandemisë së Covid -19 dhe pasojave të saj në shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Rumanisë”, përfundon mesazhin e tij të solidaritetit, Taulant Balla.

 

Fraksion.com