Rama video-konferencë me kancelarin austriak Kurz: Pandemia, lufta kundër terrorizmit dhe procesi i pranimit në BE
Kancelari austriak Sebastian Kurz njofton se ka zhvilluar një takim online me kryeministrin Edi Rama.
Kurz bën me dije në një status në ‘’twitter’’ për bisedën duke postuar dhe një foto ku thekson se bashkë me Ramën në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të zyrës së OSBE kanë biseduar për pandeminë e COVID-19, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Kurz gjithashtu ka ripërsëritur mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në integrimin europian të vendit. Sa i përket pandemisë kujtojmë se Austria i është rikthyer një Lock-Doën të dytë kurse Shqipëria vendosur vetëm disa masa kufizuese.
Postimi në Twitter:
Sapo pata një videokonferencë të mirë me # Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së #OSCE Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër # terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë # COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në # BE.
Fraksion.com