Rama: Lulzim e bërë leckë atë parti, dil e sqaro akuzat e dëshmitarëve të masakrave në Kosovë
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek akuzat që qarkullojnë këto ditë në media sa i takon liderit të PD-së, Lulzim Basha dhe çështjes së hetimeve për drejtuesit politikë të UÇK-së.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë theksoi se roli i tij është që t’i kërkojë Bashës që të sqarojë publikun se pse e kërkojnë kryeopozitarin si dëshmitar.
Mes të tjerash, Rama i kundërvihet Bashës, duke shtuar se; “Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua!”, duke i sugjeruar që të dalë në publik dhe të flasë për akuzat që lëshojnë dëshmitarët e masakrave gjatë luftës së Kosovës.
“Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet! Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!”, -shkruan Rama.
Fraksion.com